Breshëri “pushton” Arabinë, habiten banorët (Video)
02 prill 2019
| 17:38
Një breshër i furishëm “pushtoi” një pjesë të qytetit të Riadit në Arabinë Saudite, duke habitur banorët. Pjesa veriore e qytetit të Riadit u mbush me topa breshëri, të cilët kishin madhësinë e një topi golfi.
Banorë të zonës kanë filmuar me kamera fenomenin e rrallë dhe kanë postuar foto e video në rrjetet sociale. Pamjet që u filmuan ishin të mrekullueshme. Nga breshëri nuk pati ndonjë person të lënduar. Fenomeni është i rrallë dhe ekspertët e motit e quajtën atë (fenomenin), “dëborë pranverore”.
https://www.youtube.com/watch?v=vnXk53kY5XI&feature=youtu.be