Breshka gjigante
22 shkurt 2019
| 14:59
Një specie breshke gjigante që besohej të ishte zhdukur më shumë se 100 vjet më parë është zbuluar në ishujt Galapagos.
Shumë lloje të breshkave të mëdha u kapën nga kolonizatorët evropianë për mishin e tyre.
Zbulimi i fundit erdhi pas një ekspedite në ishullin “Fernandina”, në rajonin ekuadorian perëndimor të arkipelagut.
“Fernandina Giant Tortoise” është një nga 14 speciet gjigante breshkash në Galapagos, por vetëm dhjetë mendohet se i kanë mbijetuar kolonizimit njerëzor dhe mbigjuetisë për ushqim.