Breshkës i gjenden 104 copa plastike vdekjeprurëse në stomak
07 tetor 2019
| 11:10
Rreziku dhe zhdukja e disa gjallesave vjen nga dora e njeriut dhe mungesa e ndërgjegjësimit.
Në një plazh të Floridës u gjet një breshkë e vogël në stomakun e së cilës u zbulua se kishte 104 copa plastike vdekjeprurëse.
Zbulimi shkatërrues u raportua nga Qendra e Natyrës Gumbo Limbo në Boca Raton, sipas një postimi të publikuar në rrjetin social “Facebook”.