Breshkës i thyhet guaska, e ‘riparojnë’ me vida dhe lidhëse
22 prill 2018
| 12:43
Teksa përpiqej të shpëtonte nga qeni, një breshkë u rrëzua nga muri. Rrëzimi i kushtoi guaskës, e cila u thye në tri vende.
Protagoniste e ngjarjes është një breshkë nga San Diego, në Kaliforni, ShBA. Fatmirësisht, historia e saj përfundon mirë.
Pas tre orësh ndërhyrje, koraca u riparua në mënyrë rrethanore falë përdorimit të vidave, lidhësve dhe stukos që përdoret zakonisht nga dentistët.