Breshri shkatërron kulturat bujqësore në Podujevë
22 qershor 2022
| 08:23
Një stuhi e fuqishme ka goditur sot në orët e pasdites Podujevën dhe Prishtinën.
Si pasojë e breshrit dhe erërave të fuqishme, dëmet në sektorin e bujqësisë dalin të jenë të mëdha.
Kultura të ndryshme bujqësore janë shkatërruar.
Në fotografitë që ka publikuar MeteoBallkan, evidentohen dëme të konsiderueshme në të mbjellat e fermerit Nebih Curri në Podujevë.
Dëme bujqësore janë shkaktuar edhe në fshatin Majac të Podujevës.
Banorët e kanë përshkruar stuhinë si një fenomen të jashtëzakonshëm. Ata kanë thënë se ka vite që s’kanë parë diçka të tillë.