Brestovci: Kosova një plantazh i nevojshëm për ujitje, diaspora një lum me ujë
Biznesmeni nga diaspora, tani kandidat për deputet të parlamentit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, i entuziazmuar nga ngrohëtësia që gjenë nga qytetarët e Kosovë, ka ripërsëritur qëndrimet e tij në lidhje me nevojën e Kosovës dhe qytetarëve të saj, veçmas të rinisë, për investime nga diaspora.
Ai në llogarinë e tij “Facebook” ka shkruar se më shumë se kurrë Kosovës dhe qytetarëve të saj i duhet vëmendja e biznesmenëve nga diaspora.
Postimi i tij i plotë:
Në Kaçanik, në vendin e historive të lavdishme, aty ku u miratua Kushtetuta e Kosovës 29 vite më pare, dhe në Hanë të Elezit
Bashkë me Kryetarin Limaj, sekretarin Sherifi si dhe ministrat, Shala e Reçica, me një fryme entuziazmi të rrallë u pritëm nga udhëheqësit e degëve të NISMA Scocialdemokrate, Agim Caka e Mefail Suma, si dhe nga shumë anëtarë dhe simpatizantë të frymës sonë Socialdemokrate.
Të dashur qytetarë të vendit tim, nuk kam fjalë ta pershkruaj madhështinë dhe ngrohëtësinë që po përjetoj në këto takime, dashamirësia dhe ngrohtësia tyre është një vyrtyt i rrallë, e që ka kohë që si të till se kam përjetuar.
Ashtu siq e dini, që tashmë jam kandidat për deputet nga rradhët e NISMA Socialdemokrate, e që gjat disa prononcimeve të mia për medie e kam thënë dhe po e ripersërisë qëndrimin tim se, Kosova ështe një PLANTAZH që vërtet ka shumë nevojë për UJITJE, ndërsa DIASPORA është nje LUM me ujë.
Vendi ynë ka një RINI që rrall vende të botës e kanë, kjo RINI më shumë se kurr, në vend që të marr rrugën e GURBETIT ashtu siç e mora UNË shumë vite më parë, ka nevojë që perspektiven dhe mundisinë për një jetë dhe mirëqenie të dinjitetshme ta gjejë në ATËDHEUN e tyre,
Andaj, si njeri me një ekperiencë të gjatë në DIASPORË, do bëjë të pamundurën që çdo biznes nga DIASPORA, e cila si një LUM me ujë që është, ta shty dhe nxisë në çdo formë që këtë PLANTAZH që Kosova e ka, ta ujisë me INVESTIME nga më të ndryshme!
Faleminderit Kaçanik e Hani Elezit!
Bashkë me Kaçanikun dhe Hanin e Elezit!
Bashkë për Fatmir Limajn Kryeministër!
Bashkë për Shtetin!