‘Brex-it’/ Ronaldo, Mourinho dhe Messi nuk mund të hyjnë në Angli
Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, proces i njohur ndryshe si Brex-it do të sjellë edhe pasoja në sport. Dalja e Anglisë nga familja europiane rrezikon yjet e futbollit si Messi e Ronaldo, or jo vetëm.
Nuk bëhet fjalë për personat që konsiderohen si kërcënim për sigurinë kombëtare, por rregulloret e reja do të zbatohen për këdo që është dënuar për mashtrim tatimor kur të merren parasysh kërkesat për vizë.
Një numër i madh i lojtarëve janë përfshirë në këtë shkelje, përfshirë këtu edhe Messin e Ronaldon. Gjithashtu, kjo do i sillte penalizime edhe futbollistëve si Marcelo apo dhe Diego Costa.
Me këtë problematikë mund të përballet edhe trajneri, Jose Mourinho, i dënuar gjithashtu për mashtrim të tatimoreve në shtetin spanjoll./mapo