Brexit, Britania paralajmëron BE-në: Dalim pa marrëveshje
02 tetor 2018
| 11:13
Në një fjalim të mbajtur të hënën në kongresin e konservatorëve në Birmingham, ministri britanik për Brexit, Dominic Raab ka paralajmëruar BE nga kërkesat e ekzagjeruara. “Gatishmëria jonë për kompromis nuk është e pakufishme”, ka thënë ai duke shtuar se ne nuk do të kërkojmë shtyrjen e zbatimit të nenit 50-të. Neni 50 rregullon daljen e një vendi nga BE.
“Nëse oferta e vetme e BE e kërcënon unionin tonë, atëherë nuk na mbetet rrugë tjetër, veçse të dalim pa marrëveshje”, ka deklaruar Raab.
Sipas Raabe, BE kërkon ta mbajë vendin në union përmes trukeve. Edhe ministri britanik i Tregtisë Fox paralajmëroi Bashkimin Evropian. Mungesa e marrëveshjes do të dëmtojë shumë edhe tregtinë e BE-së, tha ai./tch/