Brexit redukton buxhetin e Bashkimit Evropian
10 janar 2018
| 12:40
Sipas analizës së Komisioni Evropian, buxheti i Bashkimit Evropian pas largimit të Britanisë së Madhe, do të ketë nevojë për shkurtime buxhetore në disa programe.
“Sigurisht do të duhen disa sakrifica. Do të duhet të bëjmë shkurtime në disa programe të mëdha dhe shkurtime domethënëse”, paralajmëroi komisari për Buxhetin, Gunther Oettinger, në një konferencë në Bruksel. Komisioni Evropian duhet të paraqesë në tryezë propozime konkrete në muajin maj dhe të marrë një vit kohë për të arritur një marrëveshje brenda BE-së.
Kuadri financiar shumëvjeçar vendos prioritetet e mëdha politike, si dhe tavanin e shpenzimeve që duhet respektuar çdo vit.