Brexit rikthehet në krizë

07 shtator 2020 | 17:06

Bisedimet tregtare të Brexit arritën në një ndalesë në nisje të javës, pasi Britania paralajmëoi Bashkimin Evropian se do të shkurtojë marrëveshjen e divorcit, nëse blloku nuk bie dakord për një pakt të tregtisë së lirë më 15 Tetor. Britania raportohet se po planifikon një ligj të ri për të ndryshuar pjesë të marrëveshjes së divorcit të muajit Janar, duke rrezikuar traktatin dhe krijuar konflikte me Irlandën e Veriut.

E përditshmja “Financial Times” raportoi se disa pjesë të ligjit të tregut të brendshëm pritet të eliminojnë fuqinë ligjore të disa pjesëve të marrëveshjes së divorcit, në fusha si ndihmat shtetërore dhe doganat me Irlandën e Veriut.  Diplomatët evropianë e kritikuan, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të prishë reputacionin botëror të Britanisë dhe shtojë shanset të një Brexit të ashpër më 31 dhjetor, shkruan “scantv”.

Britania ka caktuar afat 15 Tetorin për të arritur një marrëveshje tregtare. “Nëse nuk arrijmë dot një marrëveshje deri atëherë, unë nuk mendoj se do ketë një pakt të tregtisë së lirë mes nesh”,- tha Kryeministri Boris Johnson.  Britania doli nga BE më 31 Janar, por bisedimet mbi një marrëveshje të tregtisë së lirë, përpara se të përfundojë periudha e tranzicionit në Dhjetor,  kanë ngecur prej rregullave të ndihmës shtetërore dhe peshkimit.  Pa një marrëveshje tregtare, thuajse 1 trilionë dollarë tregti mes Britanisë dhe BE mund të rrezikohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka ndarë mirënjohje…