Brexit, Theresa May pranë përballjes finale
Kryeministrja britanike, Theresa May do të përballet me kabinetin e saj më vonë gjatë ditës, teksa synon të fitojë mbështetjen e kolegëve të saj për një draft marrëveshje për Brexit-in në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.
Ministrat do të mbledhë në zyrën e saj në “Downing Street” pasdite, pavarësisht thirrjeve për të kundërshtuar këtë marrëveshje, qoftë nga mbështetësit apo kundërshtarët e Brexit-it.
Kryeministrja po ashtu është duke vazhduar takimet e ndara me secilin ministër. Ndërkohë “BBC”, ka raportuar se disa anëtarë të kabinetit kanë shprehur “rezerva të mëdha”.
Megjithatë, ky draft po konsiderohet si moment i rëndësishëm në negociata në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Brukselit.
Në kohën kur kanë qarkulluar lajmet se është arritur marrëveshje për draftin e parë.
Në të njëjtën kohë, ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë marrëveshjen dhe ka mundësi të organizojnë një samit urgjent për ta nënshkruar atë.
Në referendumin e 23 qershorit më 2016, 17.4 milionë persona apo 51.9 për qind e votuesve kanë përkrahur largimin nga BE-ja derisa 16.1 milionë të tjerë apo 48.1 për qind të tjerë kanë votuar kundër Brexit-it.
Britania pritet të largohet nga blloku evropian në mars të vitit 2019./tch/