“Brigada e Veriut” shfaqet në Mitrovicë, lënë shenja kudo nëpër qytet (foto)

18 gusht 2022 | 12:09

Në rrugët e Mitrovicës veriore janë shfaqur mbishkrime të reja. Pas “S’ka dorëzim!”, sot qytetarët atje panë një mesazh të ri: “Mos u shqetësoni, ne jemi këtu – Brigada e Veriut”.

Grafiti është shkruar me stencil para takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan “KoSSev”.

Në shëtitoren e Mitrovicës veriore, në muret e ndërtesave, si dhe në trotuarin e rrugës kryesore në disa vende shihen mbishkrime identike: “Mos u shqetësoni, ne jemi këtu – Brigada e Veriut”.

Në disa mbishkrime është shkruar “Po presim” së bashku me “Mos u shqetësoni, ne jemi këtu – Brigada e Veriut”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është jashtëzakonisht…