Brigadës së Zjarrfikësve i mungojnë mbi 50 punëtorë

18 shtator 2022 | 09:18

Ndihmëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, ka thënë se kërkesat drejtuar qeverisë kanë qenë të vazhdueshme sa i përket statusit të zjarrfikësve i cili ka mbetur pezull që nga viti 2013, ndërsa sa iu përket grevave, Gashi tha se sindikata merret me këtë çështje.

“Kërkesat tona kanë qenë të vazhdueshme po këto kërkesa zakonisht i ka përcjellë sindikata ndërsa ne si menaxhment ne kemi kërkuar që të zgjidhet statusi jonë sepse ka qenë pezull dhe Ligji e përcakton edhe pse është i mangët”.

“Prej vitit 2013 shërbimi i zjarrfikësve ka mbetur si pezull. Sa i përket grevave janë hapa sindikale”, tha Gashi.

Krahasuar me vitin e kaluar, Gashi theksoi se këtë vit janë 24 intervenime më pak, vjet kishin 1 426 përderisa sivjet 1 402.

Sipas tij, pika më kritike është personeli sepse operojnë me 87 persona e në fakt kanë nevojë për 140.

“Deri më tash brigada e zjarrfikësve në Prishtinë i ka pasur 1 402 intervenime janar-gusht. Krahasuar me vitin 2021 kanë qenë 1 426 që i bie 24 intervenime i kemi më pak se në vitin 2021. Pika më kritike te shërbimi jonë në Prishtinë është personeli”.

“Numri është shumë i vogël. Duhet të jemi 140 veta. Por gjithsej janë 87 zjarrfikës gati gjysma mungojnë. Na mungojnë automjete sepse janë vetëm 25. Pikën më kritike e kemi personelin. Kem problemi që nuk paguhen orët e natës të festave nuk kanë as sigurim shëndetësor këto janë kërkesa ndër vite”, tha ai. /eo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet…