
Brightoni befasoi Unitedin
19 gusht 2018
| 19:02
Manchester United e ka pësuar një humbje befasuese nga skuadra e Brighton & Hove Albion me rezultat 3-2.
Vendasit luajtën më mirë nga fillimi e deri në fund të ndeshjes, prandaj edhe pikët e plota i ndalën në “The American Express Community Stadium”.
Për Brightonin shënuan Glenn Murray, Shane Duffy dhe Pascal Gross nga penalltia. Ndërsa për Unitedi shënuan Lukaku dhe Pogba nga penalltia.
/Epoka e re/