Brightoni e huazon Zeqirin në Gjermani

30 gusht 2021 | 15:32

Klubi i Premierligës angleze, Brighton e ka huazuar sulmuesin nga Kosova, Andi Zeqiri te skuadra e Bundesligës së Gjermanisë, Augsburg. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Brightonit, Graham Potter.

“Andi është një nga lojtarët tanë të rinj të uritur për të luajtur. Është momenti kyç që ai të luaj diku më shumë dhe të zhvillohet edhe më shumë si futbollist. Kalimi te Augsburg është lëvizje e shkëlqyeshme për Andin dhe ne do mbajmë sytë andej duke e përcjellë përparimin e tij si futbollist”, ka thënë Potter.

22-vjeçari pjesë e Brightonit është që nga vera e vitit të kaluar. Ai nuk kishte shumë mundësi aktivizimi te ky ekip duke luajtur në vetëm nëntë ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kriza humanitare në Afganistan sapo ka filluar, ka thënë Komisionari…