Brightoni, klubi më shpenzues në botë
Brighton & Hove Albion F.C. është klubi më shpenzues në botë.
Lajmi është befasues për dikë, por arrin nga studimi i fundit i CIES, vëzhgues i futbollit nga Zvicra.
Sipas numrave dhe statistikave të tij, në dy afatet e fundit kalimtare, atë veror të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti, vetëm një ekip e ka pasur një shpenzim neto negativ prej afro 250 milionë euro dhe ky është pikërisht klubi i Premierligës.
Brightoni ishte -197 milionë euro në verën e kaluar dhe -56 milionë në këtë dimër.
Podiumin e kompleton një tjetër klub “i vogël” i Premierligës siç është Ipswich Town (-176 milionë euro) dhe Al-Nassr (-175) i Arabisë Saudite.
Sa për sqarim, shifrat i përfshijnë çdo shtesë (bonus), pavarësisht nëse ato janë paguar apo janë marrë në të vërtetë, si dhe komisionet fituara nga shitjet.
Janë marrë në konsideratë edhe huazimet me obligim të blerjes së pakushtëzuar.
Në deficit është edhe Manchester United, i cili renditet si i katërti (-160 milionë euro), kurse një shpenzues tjetër si Chelsea është i pesti (-139).