Brightoni shkarkon trajnerin Hughton

13 maj 2019 | 13:58

Verën e vitit 2017, ekipi i Brightonit u rikthye pas 24 vitesh në Premier Ligë, pasi përfundoi i dyti në Championship. Sezonin e kaluar shpëtuan, ashtu siç bënë edhe sivjet.

Brightoni e mbylli kampionatin në vend të 17-të me 36 pikë, dy pikë më shumë se Cardiffi që u rrëzua një kategori më poshtë. Megjithatë, qëndrimi në elitë dhe arritja në gjysmëfinale të FA Cup nuk ka mjaftuar për drejtuesit e klubit nga jugu i Londrës.

Presidenti Toni Blum ka shkarkuar Chris Hughton nga posti i trajnerit të ekipit. Vendimi erdhi pas humbjes 1-4 kundër Manchester City.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Rrahmanaj,…