Brightoni turpëron Unitedin

07 maj 2022 | 20:53

Manchester United ka marrë një tjetër goditje të rëndë, pasi është mundur nga Brighton me rezultatin 4-0. “Djajtë e kuq” rrezikojnë kështu edhe kupat e Europës.

Brighton e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 15-të me një goli të shënuar nga Caicedo, i cili në hyrje të zonës goditi saktë dhe e çoi topin në rrjetë.

Pjesa e parë nuk pati gol tjetër, ndërsa të dytën skuadra vendase e nisi me vrull. Cucurella shënoi për katër minuta golin e dytë me një goditje me të majtën.

Më pas e mori skenën Gross, që i çoi shifrat në 3-0, kurse më pas Trossards e dërgoi topin në rrjetë për të katërtën herë dhe goli u konfirmua edhe me VAR pastaj.

United në minutën e 73-të nuk festoi dot, pasi Cavani që shënoi ishte në pozicion jashtë loje. Deri në fund nuk pati gol tjetër dhe Brighton fitoi me rezultatin 4-0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se nga mungesa…