Brigitte Nielsen, nënë në moshën 54-vjeçare, nxitë debat
29 korrik 2018
| 13:20
Lajmi që Brigitte Nielsen është bërë nënë në moshën 54-vjeçare ka nxitur debat për rritjen e numrit të nënave në moshë më të shtyrë.
Aktorja, e cila solli në jetë vajzën Frida në qershor të këtij viti, u detyrua ta mbrojë vendimin e vet. Nielsen u martua me Mattia Dessi në vitin 2006 dhe kishte ngrirë vezët në moshën 40-vjeçare.
Ndonëse kishte gjasë 4 për qind për të mbetur shtatzënë, ajo tha se tretmanët IFV kishin treguar sukses.