Brikenda Rexhepi, kryetare e KMShK-së

06 mars 2025 | 08:28

Brikenda Rexhepi është zgjedhur kryetare e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK-së).

Rexhepi mori votat e shumicës së medieve anëtare në votimin që u mbajt të martën, njofton KMShK-ja.

“Bazuar në statutin e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe me votat e shumicës së mediave anëtare, znj. Brikenda Rexhepi, kryeredaktore e Kohës, është zgjedhur kryetare e KMShK-së. Mandati i znj. Rexhepi është njëvjeçar”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka konfirmuar se do të…