Britani, spitali i ndërtuar brenda 9 ditësh hapet sot

03 prill 2020 | 15:43

U deshën vetëm 9 ditë për të ndërtuar spitalin gjigand në një qendër konferencash në Londër, i cili do të hapet sot për pacientët e infektuar me Covid-19.

E ndërtuar me ndihmën e ushtrisë, spitali ”Nightingale”, me një kapacitet fillestar prej 500 shtretër, do të jetë në gjendje të arrijë në 4,000 shtretër, thënë ndryshe ekuivalenti i 10 spitaleve konvencionale.

I inauguruar nga princi Charles përmes një videokonference dhe nga ministri i Shëndetësisë Matt Hancock në vend, ai është i pari nga një seri institucionesh provizore të planifikuara nga Britania e Madhe, ku COVID-19 ka shkaktuar deri tani 2,921 viktima.

Me një staf të planifikuar prej 16 000 personash, ky spital gjigand pa ekuivalent në tokën britanike, po përpiqet t’i përgjigjet përshpejtimit të pandemisë.

/Ora News.tv/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë…