Britania, 50 milionë paundë ndihmë për sirianët

16 dhjetor 2024 | 08:44

Britania ka njoftuar për një paketë ndihme prej 50 milionë paundësh për t’í ndihmuar sirianët e pambrojtur pasi rebelët javën e kaluar përmbysën presidentin Bashar al-Assad.

Mbështetja emergjente do t’u ofrohet njerëzve në vend, përveç refugjatëve në Liban dhe Jordani, përmes OKB-së dhe OJQ-ve, tha të dielën Zyra e Jashtme.

“Rënia e regjimit të tmerrshëm të Assadit ofron një shans për popullin e Sirisë,” tha ministri i Jashtëm David Lammy. “Ne jemi të përkushtuar të mbështesim popullin sirian ndërsa ata hartojnë një kurs të ri.”

Të shtunën, Mbretëria e Bashkuar iu bashkua bisedimeve në Akaba, të organizuara nga Jordania dhe ku morën pjesë ministra dhe delegatë nga SHBA, Franca, Gjermania, Grupi i Kontaktit Arab, Bahreini, Katari, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, BE dhe OKB.

Vendet ranë dakord mbi rëndësinë e një “qeverie jo-sektare dhe përfaqësuese”, duke mbrojtur të drejtat e njeriut, qasjen e papenguar për ndihmën humanitare, shkatërrimin e sigurt të armëve kimike dhe luftimin e terrorizmit.

“Mbretëria e Bashkuar i kërkon qeverisë kalimtare që t’u përmbahet këtyre parimeve për të ndërtuar një Siri më shpresëdhënëse, më të sigurt dhe paqësore ”, tha ministria e Jashtme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, tha…