![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/shutterstock_582318928-1130x635-1.jpg)
Britania aksidentalisht i dërgoi emaile të klasifikuara aleatit të Putinit
Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar i dërguan emaile që përmbanin informacion të klasifikuar një aleati të ngushtë rus.
Një “numër i vogël” mesazhesh të destinuara për departamentin e mbrojtjes së SHBA-së u dërguan në Mali për shkak të mungesës aksidentale të shkronjës “i” në një adresë elektronike.
Zyrtarët britanikë i dërguan emailet në një adresë që përfundonte me domenin “.ml” të kombit afrikano-perëndimor, në vend të “.mil” të Pentagonit.
I njëjti gabim u zbulua javën e kaluar në SHBA që rezultoi me dërgimin e miliona emaile ushtarake tek shteti i Malit, raporton skynews.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se “ne kemi hapur një hetim pasi një numër i vogël email-esh u përcollën gabimisht në një adresë të pasaktë të postës elektronike. Ne kemi besim se ato nuk përmbajnë asnjë informacion që mund të rrezikojë sigurinë operacionale ose të dhënat teknike. I gjithë informacioni i ndjeshëm ndahet në sisteme të krijuara për të minimizuar rrezikun e keqdrejtimit”.
Ndërkohë, Vladimir Putin ka premtuar grurë falas për Malin pas ndërprerjes së marrëveshjes me Ukrainën për drithëra.
Mercenarët e Wagnerit gjithashtu janë të vendosur në Mali për të luftuar përkrah ushtrisë.