Britania anulon nënshtetësinë e dy grave që gjenden në Siri
Dy grave nga Britania e Madhe që po qëndrojnë në kampet e Sirisë, u është anuluar nënshtetësia britanike. Ky vendim vjen disa ditë pas vdekjes së foshnjës së Shamima Begum, e cila kishte ikur nga Londra për në Shtetin Islamik dhe iu ishte anuluar nënshtetësia edhe pse ajo kishte kërkuar të kthehej.
Ministria e Brendshme nuk ka dashur të komentojë lidhur me rastin.
Vendimi për tërheqjen e nënshtetësisë, thuhet se është bazuar në fakte dhe se është analizuar për kohë të gjatë.
Mediet lokale raportojnë se Reema 30-vjeçare dhe Zara 28 vjeç, po jetojnë në kampe të ndryshme të refugjatëve, raporton “Rel”.
Qeveria britanike është përballur me kritika pas vdekjes së foshnjës së Shamima Begum, e cila kishte kërkuar kthimin në Britani. Begum kishte ikur nga Londra për t’iu bashkuar Shtetit Islamik në moshën 15-vjeçare.
Familjarët kanë thënë se Britania ka dështuar ta mbrojë foshnjën, ndërsa Partia Laburiste, ka theksuar se vdekja e foshnjës është rezultat i vendimit johuman të sekretarit.