Britania bën thirrje të respektohen Kushtetuta dhe votëbesimi
27 mars 2020
| 11:04
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, përmes profilit të vet në “Twitter”, u ka bërë thirrje të gjithëve që të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe votëbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës që ndodhi më 25 mars në Kuvend. “Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë primare nga qeveria në detyrë apo qeveria e re”, ka shkruar Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.