Britania del nga izolimi, krijohet kaos teksa njerëzit mbajnë radhë dhe flenë para dyqaneve
Britania e Madhe doli më në fund nga izloimi, pas 3 muajsh që kur vendi u mbyll. Janë hapur shkollat, dyqanet, transporti publik, ku maskat janë bërë të detyrueshme për të gjithë.
Duket se britanikët mezi kanë duruar pa bërë blerje, pasi gjëja e parë që bënë kur sapo kishte zbardhur dita, ishte të turreshin drejt dyqaneve. Madje, disa prej tyre kanë fjetur para dyqaneve të Nike e qendrave tregtare, disa të tjerë kanë mbërritur që në orën 03:00 të mëngjesit.
Pothuajse të gjitha markat kishin bërë deri në 70% ulje, çka ka bërë që njerëzit të dynden për blerje dhe të mbajnë radhë të gjata para dyqaneve. Kjo gjë e ka bërë të pamundur distancimin fizik.
Radha më e madhe është bërë para dyqaneve të markës ekonomike Primark, në Londër.
Situata është bërë kaotike, teksa njerëzit shtyheshin në radhë.
OBSH i ka bërë thirrje Britanisë të mos nxitojë në hapjen e vendit derisa sistemi i gjurmimit të kontakteve të jetë forcuar.
/Classlifestyle