Britania dhe Franca bien dakord të japin më shumë mbështetje për Ukrainën
26 qershor 2022
| 13:40
Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë rënë dakord të ofrojnë më shumë mbështetje për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, ka thënë zyra e Johnsonit, ndërsa liderët janë takuar në samitin e G7.
“Ata ranë dakord se ky është një moment kritik për rrjedhën e konfliktit dhe ka një mundësi për të kthyer valën në luftë”, ka thënë një zëdhënës i “Downing Street” në një deklaratë.
Të dy liderët kanë theksuar nevojën për të mbështetur Ukrainën “për të forcuar dorën e tyre” si në luftë ashtu edhe në negociatat e ardhshme.