Britania dhe Franca do ta mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Britania dhe Franca do të vazhdojnë të jenë mbështetëse të zjarrta të Ukrainës për aq kohë të jetë e nevojshme, Kështu ka thënë sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, pas një takimi me homologun e tij franceze, Katrin Colonna.
Cameroni i ka bërë thirrje Perëndimit të tregojë durim. Në Ukrainë, shqetësimi është duke u rritur nëse mbështetja globale do të vazhdojë pasi konflikti në Lindjen e Mesme ka larguar vëmendjen nga vendi.
Gjithashtu, ekziston një pasiguri në lidhje me mbështetjen financiare perëndimore, veçanërisht mbështetjen e ShBA-së që shkon drejt votimit.
Kremlini ka njoftuar se “Rusia ishte duke pritur për paketën më të fundit, 12-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër saj, kryesisht për diamantet ruse”, duke theksuar se do të gjejë mënyra për t’i anashkaluar ato.
Ndërkohë, shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, ka thënë se kishte parë dështim nga ana e Rusisë për të mbrojtur civilët në Ukrainë dhe se ka indikacione se forcat ruse kanë kryer krime lufte.
Në mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar një urdhër arresti për Vladimir Putin për çështjen e rrëmbimit të dyshuar të fëmijëve nga Ukraina.