Britania dhe Koreja Jugore nënshkruajnë marrëveshje për tregti pas Brexitit
Mbretëria e Bashkuar dhe Koreja Jugore, kanë nënshkruar në parim disa marrëveshje për tregti të lirë, të cilat synojnë të ruajnë bashkëpunimin ekzistues mes dy vendeve edhe pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Sekretari britanik për Tregti Ndërkombëtare, Liam Fox, ka nënshkruar marrëveshjet me homologun e tij jugkorean, Yoo Myung-hee në Seul.
Marrëveshjet shënojnë dokumentet e para të nënshkruara, që i sigurojnë Britanisë bashkëpunim me Azinë, pas Brexitit.
Marrëveshjet rregullojnë eksportin e veturave dhe pjesëve të veturave të Koresë Jugore në Britani, duke importuar naftë të papërpunuar dhe vetura.
Të dyja shtetet pritet të ratifikojnë marrëveshjet në muajin tetor dhe të nisin së zbatuari ato në nëntor.
Eksportet e këtij vendi në Britani kanë arritur shifrën e 6.36 miliardë dollarëve vitin e kaluar.
Britania e Madhe pritet të largohet nga Bashkimi Evropian në fund të tetorit të këtij viti.
Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016. /Rel/