Britania do ta shpall Wagnerin e Rusisë organizatë terroriste
06 shtator 2023
| 13:52
Britania do të shpallë grupin mercenar rus Wagner si një organizatë terroriste, duke e bërë të paligjshme anëtarësimin ose mbështetjen e saj, tha qeveria e këtij vendi të mërkurën.
Një draft-urdhri që do të paraqitet para parlamentit do të lejojë që pasuritë e Wagnerit të kategorizohen si pronë terroriste dhe të konfiskohen, ka thënë Ministria e Brendshme në një deklaratë, raporton “Reuters”.
Ministrja e Brendshme, Suella Braverman, e ka përshkruar Wagnerin si “të dhunshëm dhe shkatërrues”.
“Ajo kishte vepruar si “një mjet ushtarak i Rusisë së Vladimir Putinit jashtë shtetit”, ka thënë ajo.