Britania e gatshme ta ndihmojë Finlandën ose Suedinë në rast të një sulmi nga Rusia

04 maj 2022 | 16:58

Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij finlandez, sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se Britania e Madhe do të jetë e gatshme ta ndihmojë Finlandën në rast të një sulmi nga Rusia.

Finlanda dhe Suedia janë duke e shqyrtuar aplikimin për anëtarësimin në NATO, megjithëse janë përballur me kërcënime nga Rusia. “Është e paimagjinueshme që Britania të mos mbështesë Finlandën apo Suedinë nëse do të sulmoheshin. Ne jemi vende evropiane që ndajmë të njëjtat vlera”, ka thënë Wallace.

Ndërsa sa i përket anëtarësimit në NATO, sekretari britanik ka thënë se Finlanda është e lirë për të zgjedhur nëse dëshiron ose jo të bashkohet me aleancën ushtarake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës të mërkurën…