Britania e Madhe, 330 miliardë funta për bizneset dhe familjet
Britania e Madhe pritet të miratojë një paketë financiare prej 330 miliardë funtash për t’i ndihmuar miliona biznese dhe dhjetëra miliona familje. Këto masa po merren në kuadër të koronavirusit teksa më parë kryeministri Boris Johnson ka qenë skeptik ndaj rrezikut të tij. Por, ai në një konferencë për shtyp deklaroi se koronavirusi është shumë i rrezikshëm dhe në të ardhmen Britania e Madhe do të marrë masa ekstreme për të mbrojtur jetë. Ai madje siguroi se qeveria britanike do të bëjë ç’të mundet për ta ndihmuar ekonominë e vendit përballë përhapjes së koronavirusit.
Britania e Madhe është vendi i dhjetë në botë sa iu përket rasteve me koronavirus, teksa ka rreth 2 000 të infektuar nga të cilët 69 viktima, mirëpo ndryshe nga vendet e tjera, në Britani të Madhe vetëm aktivitetet sportive janë pezulluar e jeta vijon normalisht.