Britania e Madhe dhe Franca do të diskutojnë planin e Ukrainës me Trumpin

02 mars 2025 | 14:14

Kryeministri britanik Keir Starmer ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të punojnë me Ukrainën “në një plan për të ndalur luftimet” me Rusinë – dhe më pas do ta “diskutojnë atë plan me Shtetet e Bashkuara”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të jetë në një samit të liderëve evropianë, dy ditë pas një shkëmbimi të zjarrtë me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Keir ka thënë se “qëllimi i tij i drejtimit” tani ishte të vepronte si një “urë” midis dy burrave.

I pyetur se si ndihej duke parë përçarjen në Shtëpinë e Bardhë, Keir është përpjekur të zvogëlonte incidentin, duke thënë se “askush nuk dëshiron ta shohë këtë” dhe pranoi se ndihej “i pakëndshëm”.

Përgjigja e kryeministrit ishte t’i merrte telefon homologët e tij Trump dhe Zelensky po atë natë, në një përpjekje për të “kthyer në fokusin qendror”,  ka thënë ai.

“Ka një sërë rrugësh të ndryshme që njerëzit mund të ndjekin. Njëra është të rrisim retorikën se sa të indinjuar jemi të gjithë apo jo”.

Ai ka thënë se opsioni tjetër ishte të “përveshja mëngët” dhe të telefonoja shpejt të dy burrat – dhe më pas gjithashtu të flisja me presidentin francez Emmanuel Macron për rolin që do të luanin vendet kryesore të Evropës, shkruan “BBC”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren kërkon paraburgim prej nga një muaj…