
Britania e Madhe dhuron donacion 90 kompjuterë për dy shkolla të mesme në Drenas
16 prill 2019
| 12:58
Dy shkolla të mesme të komunës së Drenasit, ajo profesionale “Fehmi Lladrovci” dhe gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, kanë pranuar kompjuterë për nxënës, donacion ky nga Britania e Madhe përmes organizatës “IPEDU”.
Përmes këtij donacioni do të ndihmohen shkollat e mesme në lëndët e teknologjisë informative por edhe lëndët tjera në shkollat profesionale.
Shkolla e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” ka pranuar 60 kompjuterë në mesin e tyre edhe laptopt, ndërsa gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” 30 kompjuterë. Kompjuterët janë të përdorur por në gjendje të mirë. Komuna e Drenasit ka falënderuar Britaninë e Madhe dhe fondacionin “SOLON” nga Zvicra për këtë ndihmë.
/Epoka e re/