Britania e Madhe do ta shpallë Wagnerin organizatë terroriste
Grupi mercenar rus Wagner do të shpallet organizatë terroriste në Britani të Madhe, e kjo do të thotë se çfarëdo ndihme e ofruar për këtë grup do të konsiderohet vepër e rëndë penale.
Një draft që do të paraqitet në parlamentin britanik do të lejonte që pasuritë e Ëagner të klasifikoheshin si terroriste dhe të sekuestroheshin.
Sekretarja e Jashtme britanike, Suella Braverman, tha se Wagner ishte “një mjet ushtarak i dhunshëm dhe shkatërrues i Rusisë së Vladimir Putinit”, transmeton Telegrafi.
Ajo shtoi se pjesëmarrja e Wagnerit në Ukrainë dhe Afrikë, është “kërcënim për sigurinë globale”.
“Wagner po vazhdon me aktivitet të destabilizimit që shërben për qëllime politike të Kremlinit. Ata janë terroristë, është e qartë”, shtoi Braverman.
Ky grup mercenar rus ka luajtur rol të rëndësishëm në pushtimin rus të Ukrainës, e vepron edhe në Siri dhe vendet afrikane përfshirë Libinë dhe në Mali.
Anëtarët e këtij grupit akuzohen për një sërë krimesh përfshirë torturimin dhe vrasjen e civilëve ukrainasve.