Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia refuzojnë të dëbojnë diplomatët rusë

07 prill 2022 | 14:13

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia deri më tani kanë refuzuar të dëbojnë diplomatët rusë, në kontrast me 15 vende të BE-së që deri tani kanë dëbuar më shumë se 200 si përgjigje ndaj krimeve të të luftës në Ukrainë, raporton “Guardian”.

Në dy muajt e kaluar janë dëbuar 200 diplomatë të tjerë rusë.

Ngurrimi i Britanisë së Madhe për të vepruar ishte pavarësisht një paralajmërimi nga sekretarja e saj e jashtme, Liz Truss, e cila ka thënë se “epoka e angazhimit” me Rusinë ka përfunduar.

Ndërsa kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka mbrojtur vendimin, duke thënë se ka të ngjarë që Rusia të hakmerret me një masë reciproke. Ai ka thënë se nuk ishte i sigurt nëse “gjesti simbolik” do të ia vlente që diplomatët kanadezë të dëboheshin nga vendi.

Javën e fundit Polonia, Gjermania, Franca, Sllovenia, Italia, Spanja, Belgjika, Holanda, Danimarka, Letonia, Greqia, Portugalia, Estonia, Irlanda, Suedia, Republika Çeke, Austria dhe Luksemburgu kanë dëbuar të gjithë diplomatë rusë, shkruan “Sky News”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tomë Gashi, avokati i familjes në rastin e ish-aktivistit të…