Britania e Madhe pritet t’i humb 123 miliardë dollarë pas BREXIT-it
Pavarësisht premtimeve, kryeministri britanik Boris Johnson nuk ka vazhduar më tej me planet e tij për ulje masive të taksave mes paralajmërimeve se një BREXIT pa marrëveshje mund të sillte një humbje plot 123 miliardë dollarë në financat publike.
Deficiti buxhetor tashmë është projektuar të tejkalojë 50 miliardë sterlina vitin e ardhshëm dhe kjo mund të dyfishohet lehtë nëse Britania del nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje.
Kjo është theksuar nga Instituti për Studime Fiskale në Buxhet (IFS), i cili gjithashtu ka vënë në pah se edhe me një lehtësim të politikës monetare e fiskale, ekonomia britanike po përballet për të dytin vit radhazi me stagnacion ekonomik, nën një skenar të BREXIT=it pa marrëveshje.
“Qeveria tani nuk ka më në dorë asnjë spirancë fiskale efektive. Duke pasur parasysh nivelin e jashtëzakonshëm të pasigurisë dhe rreziqeve me të cilat përballen ekonomia dhe financat publike, kryeministri duhet të ofrojë lehtësira të mëtejshme tek taksat”, tha drejtori i IFS-së Paul Johnson, përcjell Telegrafi.
Si zgjidhje të mundshme, Johnson po u ofron votuesve nga ana tjetër, dhjetëra miliarda sterlina si rritje e shpenzimeve qeveritare dhe ulje të taksave të pagave. Planet e shpallura nga shefi i Financave, Sajid Javid nënkuptojnë se shpenzimet ditore për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit dhe policinë tani janë më të larta se ato të propozuara nga partia e opozitës, asokohe në pushtet para zgjedhjeve të vitit 2017.