Britania e Madhe sonte në orën 23:00 largohet nga BE-ja
31 janar 2020
| 15:05
Pas tre vjet e gjysmë bisedimesh të vështira dhe kaosi politik që detyruan dorëheqjen e dy kryeministrave, Britania do të largohet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian në orën 23:00 të premten.
Përkrahësit pro Brexitit janë duke planifikuar festime në Londrën qendrore dhe në të gjithë vendin, ndërsa marshimet pro BE-së gjithashtu pritet të ketë kryeqytet britanik.
Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë bashkuar duart për të kënduar “Old Leng Zain” në fund të seancës të mërkurën në Bruksel, një lamtumirë miqësore me 73 homologët e tyre britanikë, pasi kanë votuar kushtet e largimit të Britanisë nga BE në bazë të Marrëveshjes së Tërheqjes.