Britania e miraton pilulën e parë kundër Covidit

04 nëntor 2021 | 13:57

Rregullatori mjekësor britanik e ka miratuar për përdorim pilulën e parë për trajtimin e rasteve me simptoma të personave të prekur nga Covid-19.

Pilula e quajtur “Molnupiravir” do t’u jepet dy herë në ditë pacientëve të ndjeshëm, që janë diagnostikuar së fundi me sëmundjen e re.

Gjatë testimit klinik, substanca që fillimisht është zhvilluar për ta trajtuar gripin e uli rrezikun për hospitalizim ose vdekje për rreth 50 për qind, shkruan “BBC”.

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, ka thënë se ilaçi i ri është ndryshues i lojës për pacientët më të ndjeshëm dhe për ata me imunitet të dobësuar.

“Sot është një ditë historike për vendin tonë, pasi Mbretëria e Bashkuar tani është shteti i parë në botë që miraton një substancë anti-virale që mund të merret në shtëpi për Covid”, ka thënë ai përmes një deklarate.

Ilaçi “Molnupiravir”, i zhvilluar nga kompania amerikane e ilaçeve, “merck”, është substanca e parë anti-virale orale që i kushtohet trajtimit të Covid-it.

Pilula është zhvilluar në atë mënyrë që të vendosë gabime në kodin gjenetik të virusit, duke ia parandaluar përhapjen në trup.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtari i FSK-së, Xhevat Kelmendi, i cili ka dalë së…