Britania e zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës skoceze për Artikullin 50
Qeveria e Britanisë së Madhe ka shprehur zhgënjim pas vendimit të Gjykatës më të lartë në Skoci, i cili parasheh që Gjykata Evropiane e Drejtësisë duhet të vlerësojë nëse Mbretëria e Bashkuar mund të ndryshojë mendje në mënyrë të njëanshme për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.
Gjykata Skoceze ka thënë se Gjykata Evropiane duhet të vlerësojë nëse mund të anulohet Artikulli 50, i Traktatit të Lisbonës, sipas së cilit janë prezantuar synimet e Britanisë për t’u larguar nga blloku evropian.
“Ne jemi të zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës. Ne jemi duke e shikuar atë me kujdes”, ka thënë një zëdhënës qeveritar përmes një deklarate.
“Mirëpo siç e ka thënë vazhdimisht Qeveria, ne jemi të përkushtuar për zbatimin e rezultatit të referendumit të vitit 2016 dhe nuk do të heqim dorë nga Artikulli 50”, është thënë në deklaratë.