Britania është në nivelin e katërt të kërcënimit nga Covid-19

10 maj 2020 | 13:31

Mbretëria e Bashkuar është në nivelin e katërt të kërcënimit nga koronavirusi, ka njoftuar Sekretari për Komunitete, Robert Janrick.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka krijuar një sistem të ri të alarmit për kërcënimin nga koronavirusi, i cili ka pesë nivele. Niveli i pestë është më i keqi.

“Aspirata jonë është që të zbresim në nivelin tre”, tha Jenrick për Sky News.

“Çdo arritje në këtë drejtim, do të na mundësojë që të jemi në pozitë që të rihapim më shumë aspekte të ekonomisë dhe jetëve tona”, tha ai.

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuar është vendi i katërt në botë me numrin më të madh të të infektuarve. Në këtë shtet, mbi 218 mijë persona janë infektuar me COVID-19 dhe mbi 31 mijë prej tyre kanë vdekur./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernd Riegert "Paqja në botë nuk mund të ruhet pa…