Britania i dhuron Ukrainës gjashtë dronë të minave nënujore
27 gusht 2022
| 15:18
Ndihmat e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën janë duke vazhduar edhe pushtimi rus ka hyrë në muajin e shtatë.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka bërë të ditur se do t’i jap Ukrainës gjashtë dronë nënujorë për të ndihmuar në pastrimin e vijës së saj bregdetare nga minat dhe për të bërë dërgesat e grurit më të sigurta, shkruan Aljazeera.
Në një deklaratë, ministria tha se Marina Mbretërore ka filluar trajnimin e marinarëve ukrainas për të përdorur dronët nënujorë me motorë sonar, të cilët shpresojnë se do t’i lejojnë ata të largojnë kërcënimet nga ujërat e Ukrainës.