Britania i kërkon informacion Iranit për ndalimet e fundit
Zyrtarët britanikë janë duke kërkuar informacione pas raportimeve se autoritetet në Teheran kanë ndaluar një person me kombësi britaniko-iraniane dhe një punëtor iranian të Këshillit Britanik.
Zyra britanike për Punë të Jashtme ka thënë më 2 maj për agjencinë e lajmeve Associated Press se është “duke kërkuar me urgjencë informacion nga autoritetet iraniane” pasi ka pranuar informacion për ndalimin e britaniko-iranianit, Mahan Abdein.
Edhe Këshilli Britanik ka reaguar duke shprehur shqetësim për ndalimin e një personi që ka punuar në Londër, të identifikuar si Aras Amiri, i cili ka udhëtuar në Iran për të vizituar familjen e tij.
Faqja online e lajmeve, IranWire ka raportuar fillimisht për ndalimet e dy iranianëve.
Në Iran aktualisht po mbahen disa persona me shtetësi britanike.
Garda Revolucionare e Iranit ka arrestuar rreth 30 persona në tri vitet e fundit, shumicën prej tyre me akuzat për spiunim.