Britania kërkon nga mediet sociale të bëjnë më shumë në mbrojtjen e fëmijëve
22 prill 2018
| 15:25
Sekretari për Shëndetësi i Britanisë së Madhe, Jeremy Hunt, ka thënë se Qeveria do të prezantojë ligje të reja, që kanë për cak kompanitë online dhe mediet sociale, nëse ata nuk bëjnë sa duhet për të mbrojtur fëmijët.
Në një letër drejtuar kompanisë “Facebook”, “Google”, “Snapchat”, “Twitter” dhe kompanive të tjera, Jeremy Hunt ka thënë se dështimi për të parandaluar që fëmijët të përdorin mediet sociale, dhe ekspozimi i tyre ndaj “anëve negative që ju shkaktojnë dëme emocionale fëmijëve”, është “i papranueshëm dhe i patolerueshëm”.
Hunt ka thënë se i shqetësuar me mungesën e masave për të verifikuar moshën e personave që përdorin mediet sociale.