Britania konfirmon zhvendosjen e 117 afganëve nga Kosova

16 shtator 2021 | 15:57

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka njoftuar se 117 afganë kanë  fluturuar sot nga Kosova për në Mbretërinë e Bashkuar, pas evakuimit të tyre nga Afganistani.

Përmes një njoftimi për media, Ambasada britanike ka njoftuar se rreth 2 000 ish-kontraktorë të NATO-s dhe familjet e tyre janë evakuuar nga Afganistani në total, ku mbi 800 janë vendosur në strehim të përkohshëm të siguruar nga Qeveria e Kosovës.

“Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar nën komandën e NATO -s janë vendosur në Kosovë dhe janë në pararojë të operacionit për të mbështetur strehimin dhe zhvendosjen e tyre. Mbretëria e Bashkuar është krenare që po luan rolin e saj dhe është anëtarja e parë e NATO -s që siguron zgjidhje të shpejtë të mëtejshme. Mbretëria e Bashkuar është angazhuar të zhvendosë rreth 150 afganë të lidhur me NATO-n”, ka njoftuar Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Ambasada britanike ka falënderuar dhe ka thënë se i është jashtëzakonisht mirënjohës për bujarinë e Kosovës në pritjen e këtyre njerëzve të cenueshëm dhe për hapin përpara për të mbështetur NATO -n në kohën e nevojës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka kërkuar të jetë pjesë…