Britania kundërshton fuqishëm lajmin se është përfshirë në sulmin kimik në Siri
13 prill 2018
| 22:55
Ambasadorja britanike në Kombet e Bashkuara, Karen Pierce ka thënë se Britania nuk ishte e përfshirë në sulmin e dyshuar kimik në Siri, duke hedhur poshtë akuzat e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
“Është një gënjeshtër groteske, e plotë, është lajmi më i keq i rrem që kemi parë ndonjëherë nga makineritë propagandistike ruse”, ka thënë ajo.
Rusia sot e ka akuzuar Britaninë e Madhe se është e përfshirë në sulmin me armë kimike në Duma të Sirisë.