Britania mbledh sot liderët e Komitetit Politik Evropian, Kosovën e përfaqëson Osmani

18 korrik 2024 | 08:36

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë sot Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Mbretërinë e Bashkuar.

Osmani do t’i bashkohet 46 liderëve të tjerë të shteteve evropiane, institucioneve të BE-së, NATO-s, e organizatave të tjera ndërkombëtare, me qëllim të adresimit të çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës.

Ajo tha se do të marrë pjesë në dy sesionet plenare të EPC-së, si dhe në tryezën e rrumbullakët të liderëve me temë “Mbrojtja e demokracisë: luftimi i manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja”.

Në kuadër të Samitit, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të tjerë evropianë si dhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe Kryeministri Keir Starmer.

Gjatë takimeve bilaterale, presidentja Osmani do të diskutojë rëndësinë e forcimit të aleancave të Republikës sonë, si dhe thellimit të bashkëpunimit me shtetet partnere me fokus të veçantë në fushën e sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është shprehur se…