Britania më 1 qershor ka planifikuar hapjen e shkollave fillore
Shkollat fillore në Britani do të mund t’i rihapen nga 1 qershori, me ç’rast mësimin fillimisht do ta rinisin nxënësit e moshave 10 deri 12-vjeçare, shkruan “Daily Mail”.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, po shpreson t’i paralajmërojë mësuesit tri javë më herët për rihapjen e shkollave fillore në Angli për të gjithë nxënësit brenda muajit të ardhshëm.
Burime brenda sektorit publik kanë thënë se kthimi më i hershëm i fëmijëve në shkolla ka për qëllim që t’u ndihmojë prindërve të tyre të kthehen në vendet e punës. Ky veprim, gjithashtu, synohet të merret për ta shmangur dëmtimin e zhvillimit të hershëm psikik dhe social të fëmijëve.
Sa i përket shkollimit të lartë, në universitete së pari pritet të kthehen studentët e mjekësisë dhe veterinarisë, që do t’i rifillojnë studimet në vjeshtë, ndërsa pas tyre studimet do t’i rifillojnë studentët e artit, transmeton Express.