Britania ndalon një super-jaht rus

29 mars 2022 | 14:46

Britania e Madhe ka ndaluar një super-jaht në pronësi të një rusi, ka thënë zëdhënësi i kryeministrit, Boris Johnson.

“Departamenti i Transportit ka punuar ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Krimeve dhe Byronë për Hetime Detare për të ndaluar super-jahtin”.

“Ne do të punojnë për të ndërmarrë veprime ndaj kujtdo që përfiton nga lidhjet ruse”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë britanike.

Zëdhënësi nuk ka treguar se kujt i përkiste ky jaht i ndaluar në vlerë prej 38 milionë funtesh, i quajtur “Phi”.

Që prej se Rusia ka nisur pushtimin rus të Ukrainës më 24 shkurt, Britania e Madhe ka vendosur sanksione të ashpra ndaj zyrtarëve në Moskë dhe individëve dhe entiteteve të lidhur me Kremlinin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahjen e Departamentit…