Britania ndan pikëpamjet e njëjta me Lajçakun dhe Kurtin për dialogun

03 mars 2021 | 12:46

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, ka thënë se ndjehet i kënaqur se vizita në Kosovë, e emisarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka shkuar mirë.

Ai ka thënë se Britania e Madhe i ndan pikëpamjet e njëjta të Lajçakut dhe Albin Kurtit se është e rëndësishme që dialogu të jetë mirë i përgatitur, me parime dhe të koordinohet në mes të BE-së dhe Amerikës.

“I kënaqur të shoh se vizita e Miroslav Lajçakut për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, shkoi mirë. Britania e Madhe ndan pikëpamjet e tij (Miroslav Lajçak) dhe të Albin Kurtit, për atë se është e rëndësishme që dialogu të jetë i përgatitur mirë, me parime dhe të koordinohet në mes të BE-së dhe ShBA-së. Britania e Madhe është e gatshme të mbështes çdo marrëveshje që përkrahet nga populli i Kosovës dhe nga rajoni”, ka shkruar Abbott në llogarinë e vet “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka bërë me…